English | Albanian
Kampe Verore
Visit our website: britanika.al
 
 
 

OFERTE NE GRUP!


Academic Summer në Sidcot

Përjetoni eksperiencën më të bukur të jetës tuaj! Argëtohuni duke mësuar! 


Grupi udhëton me një shoqërues nga Shqipëria


Mosha: 7-12 vjeç dhе 13-18 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: 30 ose 40 orë/javë
Mbërritja/Nisja: e shtunë - e shtunë
Periudha: 5-19 Gusht
Niveli i studimit: 7-12 vjeç, A2
                           13-14 vjeç, B1
                           15-18 vjeç, B2



Rreth shkollës
Sidcot School ndodhet në jug-perëndim të Anglisë, vetëm 20 minuta larg aeroportit Bristol dhe afërsisht 2 orë larg Londrës. Shkolla është e pajisur me pishinë, pistë kalërimi, Wi-Fi, bibliotekë, qendër arti dhe mensë moderne. Kurset zhvillojnë aftësitë e nevojshme për studim, u japin mundësinë nxënësve të njihen me terminologjinë e përdorur dhe përfshijnë konsultimin e librave shkollor.
 
Rreth kurseve
Kurs për fëmijë (7-12 vjeç)
Kursi përfshin 26 orë mësimi të gjuhës Angleze çdo javë, matematikë, shkenca natyrore, art dhe vetëpërgatitje. Mësuesit janë profesionistë dhe me shumë eksperiencë në mësimdhënien e fëmijëve të kësaj moshe.
 
Përgatitje dhe përsëritje për IGCSE/GCSE, IB dhe A-Levels (13-14; 15-18 vjeç)
Nxënësit e moshave 15-18 vjeç ndjekin 4 lëndë në javë, çdo lëndë duhet zgjedhur paraprakisht. Ato përfshijnë: art, teatër, muzikë, biologji, kimi, fizikë, ekonomi dhe biznes, dizajn dhe teknologji, histori, anglisht, shkrim eseje, aftësi prezantuese, letërsi, matematikë, informatikë dhe IT, teknologji të medias, psikologji, teori e dijes si dhe shoqëri dhe mjedis. Këto lëndë janë të disponueshme në varësi të numrit të nxënësve të regjistruar në to.
 
Sport akademik (13-18 vjec)
Kursi kombinon praktikimin e sporteve të ndryshme si: tenis, basketboll, hokej, kriket, vrapim, not etj., me trajnerë profesionistë, të cilët mësojnë teorinë dhe filozofinë e një sporti të caktuar. Gjithashtu ata mësojnë se si funksionon trupi i njeriut dhe principet e të ushqyerit të shëndetshëm.
 
Akomodimi
Akomodimi i nxënësve bëhet në dhoma individuale ose të përshtatshme për dy persona. Sipas rregullave dhomat individuale ofrohen për nxënësit e moshës mbi 16 vjeç. Për kursin për fëmijë ofrohen edhe dhoma me nga 3
ose 4 krevate. Banjot janë të përbashkëta dhe ndodhen në çdo kat. Në kampus ka ambjente të përbashkëta të cilat shërbejnë për kalimin e kohës së lirë, dhe janë të pajisura me kuzhinë dhe lavanderi.

Ekskursione, sporte dhe koha e lirë
Gjatë të shtunave dhe të dielave organizohen ekskursione njëditore për në Weston-Super- Mare, Thrope Park, Stafford, Oxford, Birmingham, Londër, Bournemouth, West Midlands Safari Park, Eden Project, Warwick dhe Bath. Gjithashtu, organizohen edhe ekskursione gjysëm ditore në Bristol, Berkey Castle, Wood House Park dhe Cardiff. Nxënësit mund të përdorin bazën sportive të shkollës e cila përfshin sallën e sportit dhe pishinën. Kundrejt një pagese shtesë ofrohet edhe hipizëm në hipodromin e shkollës. Stërvitjet janë të përshtatshme për të gjitha moshat dhe çdo javë mund të përzgjidhen 2 deri në 3 orë hipizëm. Gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve organizohen aktivitete si: kërkim thesari, qitje, bowling, disko, kinema, barbecue, si dhe takime me pedagogët e brendshëm që shërbejnë si plotësim i programit studimor.


                



Kampet verore janë një mundësi shumë e mirë për të shijuar komunikimin në një gjuhë të huaj në një ambjent sa relaksues aq edhe miqësor, pa kuptuar që vërtet jeni duke mësuar. Në të njëjtën kohë i jepni vetes tuaj ose fëmijës tuaj pushime ndryshe dhe më shumë sesa një kurs gjuhe.
 
Fokusimi gjatë kampit është mësimnxënia por kjo alternohet me aktivitete dhe argëtim. Për grupet e fëmijëve do të ketë një person përgjegjës gjatë kohës së aktiviteteve të cilët do të survejojnë gjatë gjithë kohës pasi siguria e tyre është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.
 
Të gjithë personat që rregjistrohen për kurs, testohen për tu përcaktuar niveli i njohurive të tyre.
Klasat janë të përbëra me maksimumi 15 studentë me kombësi të ndryshme. Mësuesit e kualifikuar arrijnë të shpjegojnë në mënyrë interaktive fjalorin dhe çdo aspekt në gjuhën që mësohet.
 
Akomodimi bëhet si në kampuse ashtu edhe në familje pritëse, dhe secila prej tyre ka specifikat e veta. Akomodimi në kampus është më i përshtatshëm për fëmijë të cilët janë më të pavarur dhe të shoqerueshëm ndërsa akomodimi në familjet pritëse është më shumë i përshtatshëm për ata fëmijë të cilët duan të njohin më shumë kulturën dhe parapëlqejnë të qëndrojnë në një atmosferë familjare.

Shtetet në të cilat ofrohen Programet Verore dhe Kurset e Gjuhës janë si më poshtë:










CMS v.1.9.1 © RixtelLab 2013-2017
Rixtel Lab