English | Albanian
Lajme: TOP EDUCATION TOUR përsëri në qytetin tuaj!
Visit our website: britanika.al
TOP EDUCATION TOUR përsëri në qytetin tuaj!


Integral Educational Programs ka kënaqësinë t’ju ftojë në prezantimet që do të zhvillohen për pranimin në kolegjet dhe universitetet elitare në Britaninë e Madhe dhe Europë. Prezantimet do të zhvillohen në: 





3 Tetor, ora 18:00 – Korçë, LIFE GALLERY Hotel
4 Tetor, ora 18:00 - Gjirokastër, Hotel ARGJIRO 
5 Tetor, ora 18:00 - Vlorë, Hotel PARTNER 
6 Tetor, ora 18:00 – Tiranë, Hotel ROGNER 

Në këto prezantime do të keni mundësi të merrni informacione të rëndësishme në lidhje me sistemet dhe programet e ndryshme arsimore, si dhe të takoheni me konsulentët e Integralit dhe me përfaqësuesit e kolegjeve elitare të përzgjedhura nga Britania e Madhe.
  • D’overbroecks – Oxford - Britania e Madhe
  • Bromsgrove School - Britania e Madhe
  • Abbey DLD Group of Colleges - Britania e Madhe 
  • Academic Summer DLD London, Cambridge, Sidcot - Britania e Madhe
  • Regent`s University London - Britania e Madhe
  • Richmond, The American International University in London - Britania e Madhe
  • Jacobs University - Gjermani



D’overbroecks – Oxford - Britania e Madhe 

Shkolla është themeluar në vitin 1978 dhe ndodhet shumë afër qytetit të njohur universitar Oxford.
D’Overbroeck’s ka një famë akademike të shkëlqyer dhe është kolegji ideal për nxënës të pavarur, të motivuar dhe ambicioz që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në universitetet më prestigjoze të Britanisë së Madhe. Mësimi bëhet në grupe të vogla. Shkolla ofron këto programe: GCSE, A-Level, kurse të gjuhëve të huaja gjatë verës si dhe përgatitje të veçantë në degët e mjekësisë dhe drejtësisë. D’overbroecks ka një mjedis të qetë dhe shumëkulturor. Shkolla në vitin aktual numëron 485 nxënës që variojnë mes moshës 11 – 18 vjeç. Nxënësit marrin pjesë rregullisht në olimpida shkencore dhe matematike, në udhëtime me qëllime mësimore dhe në organizime të ndryshme prej të cilave pasurojnë kurikulumin e tyre akademik.
 
Bromsgrove School - Britania e Madhe 
 
Bromsgrove është pozicionuar në një hapsirë prej 100 hektarësh në zemër të qytezës me të njëjtin emër në Angli. Me një eksperiencë prej më shumë se 450 vjeçare, shkolla krenohet me arritjet e larta akademike të studentëve dhe me normën e lartë të pranueshmërisë në universitet elitare në Angli. Në varësi të moshës dhe preferencave, programet që kolegji ofron janë: GCSE, A-Levels, International Baccalaureate (IB) dhe programe parapërgatitore. Akomodimi i nxënësve bëhet në ambiente moderne. Shkolla posedon disa qendra të mëdha sportive ku nxënësit anganzhohen në aktivitete sportive. Nuk mungojë aktivitetet kulturore, eksursionet përgjatë gjithë vitit, si dhe kampet verore.
 
Abbey DLD Group of Colleges - Britania e Madhe 

Abbey DLD Group përfshin pesë kolegje elitare në Britaninë e Madhe që ofrojnë arsimim të cilësisë së lartë. Programet që shkolla ofron përfshijnë: IGCSE, A-Level, A-Level i përshpejtuar dhe vit përgatitor. Në vitin akademik 2016-2017 kolegji njohu rezultatet më të larta në 5 vitet e fundit me një normë kalueshmërie 99 % në programin A-Level dhe 51% e studentëve janë vlerësuar A* duke bërë që pothuajse të gjithë studentët të regjistrohen në universitetet e dëshiruara në Angli dhe me gjerë. Shkolla ofron mundësi të ndryshme akomodimi në kampuset e saj bashkëkohore. Të gjitha kolegjet janë vendosur në pika strategjike në Londër, Birmingham, Cambridge dhe Manchester, duke iu dhënë nxënësve mundësi zgjedhjeje duke ruajtur të njëtin standart mësimdhënieje.

Academic Summer, DLD London - Britania e Madhe

Ejani në Academic Summer dhe lëreni Londrën të prezantohet përpara jush!
Kolegji DLD ka një pamje të mrekullueshme mbi Westminster dhe lumin Thames – vendi ideal në Londër! Do të jeni të rrethuar nga disa prej ndërtesave më të famshme dhe historike të kryeqytetit. Kolegji është një ndërtesë e re me klasa moderne, teatër, mensë, Starbucks dhe konvikt, të gjitha në të njëjtin kampus. Programi është dizenjuar duke u bazuar tek metoda CLIL, mësimi me përmbajtje të integruar. Krahas aktiviteteve kulturore, sportive dhe ekskursioneve, fëmijët përgatiten edhe për programe të tilla si: IGSE, A-Level, IB dhe për modulet në vijim: IELTS, Oxbridge, studime mjekësore, etj. 

Academic Summer Cambridge - Britania e Madhe

Kampusi ndodhet në zemër të Cambridge dhe është i pajisur me klasa moderne, laboratorë, studio arti, mensë, palestër dhe fusha sportive. Mësimi përfshin ndër të tjera edhe përgatitje për IGSCE, IB, A-Level dhe modulin Oxbridge. Larmishmëria e aktiviteteve që Academic Summer ofron bën që 2 orë të mos jenë asnjëherë të njëjta. Duke nisur nga aktivitetet e aktrimit dhe dramës tek konkurset artistike, xhirot me kanoe, kuicet, etj, kampusi ofron mundësi të panumërta për të mësuar aftësi të reja dhe për të bërë miq të rinj.  

Academic Summer Sidcot - Britania e Madhe

Shkolla ndodhet në jug-perëndim të Anglisë. Është vendi ideal për të gjithë fëmijët që dëshirojnë të kalojnë një verë të mrekullueshme duke përfituar nga aktivitetet e shumta si: tenis, basketboll, hokei, kriket, vrapim, not, hipizim, etj. Kurset synojnë zhvillimin e aftësive të nevojshme studimore. Ofrohen kurse përgatitore për IGSCE, GCSE, IB, A-Level, përgatitje për IELTS, sport akademik, etj. 
 
Regent`s University London - Britania e Madhe 
 
Regent`s University London - është një universitet i pavarur dhe jofitimprurës me qendër në Londër dhe ka qëllim kryesor mësimdhënien cilësore, mjedisin komod dhe sigurimin e një eksperience të rëndësishme për studentët e tij. Regent’s ndjek sistemin Amerikan “Liberal Arts”, i cili përfshin 4 vite studimi si dhe programet Master në fusha te ndryshme si: Biznes, Ekonomi, Media, Psikologji etj. Avantazhi kryesor i këtij universiteti janë lidhjet ndërkombëtare me biznese në mbarë botën. Studentët mund të përfitojnë eksperienca ndërkombëtare dhe të marrin formimin e duhur profesional. Të diplomuarit e këtij universiteti kanë patur dhe kanë sukses për punësim në kompani të mëdha mediatike, si sipërmarrës apo si të punësuar në nivele drejtuese. Disa prej tyre zënë role të rëndësishme në fusha të ndryshme si Biznes, Mass-media, institucione shtetërore dhe shërbime publike.
 
Richmond, The American International University in London - Britania e Madhe 
 
Universiteti Richmond i vendosur në zemër të Londrës, në 2 lagjet më të famshme të saj në Richmond dhe Kesington, është një institucion arsimor me një histori prej më shumë se 180 vitesh. Kushtet tejet komode të studimit, klasat e vogla, atmosfera e qetë dhe stafi i kualifikuar akademik sigurojnë zhvillimin e studimeve cilësore. Richmond është një universitet amerikan i tipit “Liberal Arts”, ku studentët kanë mundësinë të eksplorojnë gjatë vitit të parë kurrikulat, duke studiuar lëndë të ndryshme dhe specializimin mund ta zgjedhin në vitin e dytë. Në përfundim të studimeve ata pajisen me 2 diploma, britanike dhe amerikane. Universiteti ofron një gamë të gjerë fushash studimi në programet Bachelor dhe Master. Universiteti jep gjithashtu mundësinë e përfshirjes në programet e shkëmbimeve 1 vjeçare me një nga filialet ndërkombëtare të universitetit.
 
Jacobs University - Gjermani
 
Jacobs University është një universitet modern në Bremen, Gjermani, cili ka kombinuar sistemin arsimor amerikan me atë britanik. Univesiteti është i pajisur me palestra, salla sportive, kinema, dyqane, kafene, salla aktivitetesh dhe klube studentore. Programet e ofuara përfshijnë studime Bachelor (20 degë), Master (14 degë), PhD (në 13 degë) si dhe vit përgatitor. Universiteti është i pajisur me laboratorë modernë dhe qendra kërkimore eksperimentale. Çdo studenti i jepet mundësia e këshillimit individual akademik dhe e përfshirjes së hershme në fushat kërkimore. Universiteti pret studentë nga më tepër se 100 vende të ndryshme dhe po ashtu ofron mundësinë e përfshirjes në programet e shkëmbimit në një prej 13 partnerëve të tij në SHBA. 








CMS v.1.9.1 © RixtelLab 2013-2017
Rixtel Lab