English | Albanian
Lajme: Përse duhet të zgjidhni Universitetin Coventry !
Visit our website: britanika.al
Përse duhet të zgjidhni Universitetin Coventry !


Universiteti Coventry është një vend fantastik për të studiuar. Ai renditet i 12-ti ndër Universitetet e Britanisë së Madhe dhe krenohet me cilësinë e lartë të mësimdhënies, kushteve të shkëlqyera, lidhjeve me industritë dhe fokusit të lartë në punësim. Gjithashtu u mundëson studentëve dhënien e një eksperience të shkëlqyer duke i ndihmuar ata që të bëhen të diplomuar global.


7 arsye kryesore për të studiuar në Coventry University

  • Cilësi e lartë e mësimdhënies: Universiteti numër 1 në Mbretërinë e Bashkuar për mësimdhënie. Universiteti Britanik Nr 1 për Mbështetje Akademike (Guardian 2016).
  • Lidhjet me industritë dhe fokusi në punësim: 94% e të diplomuarëve të punësuar dhe po e njëjta shifër edhe për ata që kanë vijuar studime të mëtejshme. Punësim në partneritet me kompani të mëdha si Jaguar Land Rover, Delloite, Lloyds Banking Group dhe shumë të tjera.
  • Renditja e universitetit: I shpallur si Universiteti i 12-të më i mire në Mbretërinë e Bashkuar sipas renditjes së “Guarding League Table”, si dhe në Top 200 Universitetet e Rinj në Botë, sipas “QS World Rankings 2017”.
  • Të bëhesh një i diplomuar global: Nëpërmjet Programit të Liderëve Global, do të mund të takoheni me udhëheqës aktual të industrive të ndryshme; (duke filluar nga Zv. Presidenti i Nissan-it, e deri tek astronautët hapësinorë të NASA-s), si dhe të angazhoheni në udhëtime ndërkombëtare për përfitimin e përvojës në punë.
  • Eksperiencë e shkëlqyer studentore: I shpallur Universiteti i vitit nga përvoja e studentëve (Guardian 2016), 91% e studentëve janë shprehur mjaft të kënaqur.
  • Kushte perfekte: Me godina me vlerë mbi 200 milionë GBP, duke filluar nga biblioteka e kompletuar, ndërtesat e studentëve dhe fakulteteve (klasat me teknologjinë më të fundit, sallë simulimi për tregëti, avionët Harrier, simulatorët e fluturimit, tunelin e erës, 33 milionë GBP për ngritjen e ndërtesës së re të Jetës dhe Shëndetit, e shumë të tjera).
  • Mundësi për të studiuar në kampusin tonë në Londër: E vendosur në zemër të rrethit financiar. Ofron një eksperiencë të vërtetë biznesi dhe profesionale, e kompletuar me një ambjent simulimi për tregëti.









CMS v.1.9.1 © RixtelLab 2013-2017
Rixtel Lab