English | Albanian
Lajme: Ofertat e fundit nga The Language Gallery!!!
Visit our website: britanika.al
Ofertat e fundit nga The Language Gallery!!!


Nxitoni të përfitoni nga ofertat e fundit nga The Language Gallery deri në fund të shtatorit!

The Language Gallery ofron ulje çmimi për kurset e gjuhëve në Angli, Irlandë dhe Gjermani.

  • 40% zbritje për regjistrime në kurset e gjuhëve në Angli.
  • 30% zbritje për regjistrime në kurset e gjuhëve në Irlandë.
  • 20% zbritje për regjistrime në kurset e gjuhëve në Gjermani.
Kurset që ofrohen:
  • Anglishte e përgjithshme, Gjermanishte e përgjithëshme dhe Spanjisht
  • Përgatitje për provime (IELTS,TOEFL,TEST DAF, TRINITY GESE)
  • Kurse sipas kërkesës (Individuale ose në Grup)
  • Përgatitje për universitet
  • Kurse opsionale (Aftësim gjuhësor, Mendim kritik, Komunikim Biznesi, Aftësim në të shkruar, përgatitje për IELTS)
  • Kurset e mbrëmjes (Spanjisht, Gjermanisht, Anglisht biznesi)
  • Kurs Anglishtjeje Internshipe dhe Shkollë verore biznesi



The Language Gallery ofron kurse gjuhe në shumë vende si: Angli, Kanada dhe Europë. TLG krenohet me përqasjen interaktive dhe ndërkombëtarizimin në procesin e të mësuarit në të gjitha shkollat e saj në Londër, Manchester, Birmingham, Hanover dhe Toronto. Shkollat ndodhen pranë qendrës së qytetit ndaj ofrojnë akses të çdo faciliteti.

Klasat kanë një numër të vogël studentësh dhe lejojnë një përqasje më të mirë në përvetësimin e gjuhës, pasi përfitojnë nga përkujdesja e një tutori të caktuar nga shkolla. Në të gjitha shkollat ekziston një harmoni jetese në komunitet, ndaj nuk do të keni asnjë problem të përshtateni, pavarësisht shkollës që do të zgjidhni.

TLG po zgjeron gamën e kurseve të saj sipas kërkesave të veçanta, të tilla si Anglisht për qëllime specifike (ESP), klasa të veçanta për zhvillimin e lëndëve të mendimit kritik, komunikimit në biznes, etj,.

Mësoni Anglisht duke eksploruar botën. Shkolla TLG në Londër.

The Language Gallery krenohet me faktin që ofron kurse të gjuhës angleze dhe gjermane në shumë qytete. Për Anglinë, keni mundësinë të studioni gjuhën angleze në Londër, Manchester, ose Bimingham. Në Canada, ju mund të studioni në Toronto ose Vancouver. TLG ofron kurse të gjuhës gjermane në Hanoever, dhe kurse të gjuhës angleze ose gjermane në Berlin.
Qendra në Londër ofron një shumëllojshmëri të kurseve të gjuhës angleze duke nisur që nga anglishtja e përgjithshme dhe përgatitjet për provime (Provimi IELTS), deri tek kurset e mbrëmjes së gjuhëve Spanjisht, Gjermanisht dhe Angishtja për punë. Si një qendër kursesh e akredituar nga Trinity College, TLg ofron gjithashtu edhe kursin përgatitor ISE.
Ju gjithashtu mund të përgatiteni për studimet dhe pranimet në universitete duke ndjekur pranë TLG programin e vitit përgatitor. Shkolla verore e biznesit do të përmirësojë dukshëm aftësitë gjuhësore dhe, e re për 2017, programi I intershipit, i cili ju ndihmon të aftësoheni në procesin e punësimit, të fitoni aftësi të reja dhe të përfitoni eksperiencë punë në Angli dhe më gjerë.
TLG po zgjeron gjithashtu portofolin e saj të kurseve sipas kërkesave të vecanta, të tilla si Anglishtja për qëllime specifike (ESP), klasa të veçanta për zhvillimin e lëndëve të mendimit kritik, komunikimit në biznes, e lloje të tjera.
 
Berlin

Tani keni mundësinë të studioni me TLG edhe në Berlin. Kampusi i shkollës është i vendosur në zemër të qytetit dhe shumë pranë pikave të interesit, lehtësisht të aksesueshme në këmbë ose përmes transportit public.
Shkolla në Berlin ofron kurse për Gjermanishten e përgjithëshme, Anglishten e Përgjithëshme dhe Gjermanishten për punë. Në këtë shkollë ofrohen gjithashtu programi për përgatitjen për në universitet, i cili jo vetëm do t’iu ndihmojë për të përmirësuar aftësitë gjuhësore në gjermanisht, por gjithashtu do t’iu përgatisë më së mirë për të nisur jetën studentore në Gjermani. TLG së shpejti do të zgjerojë edhe numrin e lëndëve në këtë kampus.
 
Hanover
Kurset e gjuhës gjermane në Hanover zhvillohen në bashkëpunim me shkollën e biznesit GISMA. Shkolla ne Hanover është e pozicionuar në qendër të qytetit dhe shumë pranë stacionit të metrosë. Është po ashtu lehtësisht e aksesueshme nga distanca me stacionit e tramit Clevertor, i cili gjendet direkt në dalje të ndërtesës. Shumë pranë kampusit gjenden lehtësisht restorante, bare, teatro, parqe dhe zona kulturore.
TLG në Hanover ofron kurse të gjuhës gjermane për çdo nivel gjuhe, nisur nga A1 në B2. Këto kurse përfshijnë të katër aspektet e gjuhës: të lexuarit, të shkruarit, të shkruarit dhe të folurit. Ofrohet gjithashtu edhe kurs përgatitor për testin DAF, i cili i ndihmon studentët të pranohen në universitetet gjermane, njësoj si programi për përgatitjen për në universitet. Jane të vlefshme gjithashtu edhe kurset individuale.
Stafi i dedikuar në të gjitha shkollat TLG do t’iu mundësojë të merrni eksperiencën më të mirë ndërkohë që studioni tek The Language Gallery.
 
 




 








CMS v.1.9.1 © RixtelLab 2013-2017
Rixtel Lab