English | Albanian
Lajme: Shpallet fituesi i konkursit "Fitoni një kamp veror FALAS në Angli"
Visit our website: britanika.al
Shpallet fituesi i konkursit "Fitoni një kamp veror FALAS në Angli"

Të dashur miq të Integral!
 

Më në fund erdhi momenti i shumëpritur i shpalljes së fituesit të konkursit “Fitoni një kamp veror FALAS në Angli”!
 

Së pari, stafi i Integral falenderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë konkurs dhe i uron sa më shumë suksese në jetë!
 

Ky ishte një vendim i vështirë, pasi të gjitha prezantimet ishin përgatitur mjaft mirë dhe meritonin të përzgjidheshin, por ne e kemi bërë tashmë zgjedhjen tonë, ndaj kemi vendosur:

Fitues i i vendit të parë shpallet prezantimi i Oriola Biba, e cila fiton të drejtën e një kampi veror 1 javor falas në Angli.
 

Fituesit e vendit të dytë dhe të tretë shpallen prezantimet e Fjona Manja dhe Klevis Karoshi të cilët përfitojnë 10% ulje çmimi nëse regjistrohen për kamp veror dy javor në Academic Summer Cambridge.
 

I ftojmë fituesit të paraqiten pranë zyrave të Integral per te tërhequr çmimet.












CMS v.1.9.1 © RixtelLab 2013-2017
Rixtel Lab