English | Albanian
Lajme: Oferta në grup nga Bradfield College - edhe pak vende të mbetura!
Visit our website: britanika.al
Oferta në grup nga Bradfield College - edhe pak vende të mbetura!


Ofertë në grup nga Bradfield College!

Vendet e lira janë duke u ezauruar!

Nxitoni të regjistroheni për tu bërë pjesë e Ofertës në grup nga Bradfield College.

Ju mund të përfitoni nga çmimi tepër i favorshëm, dhe prezenca e një shoqëruesi grupi nga Shqipëria!



Rreth shkollës

Bradfield College është një shkollë me konvikt që ndodhet në qendër të fshatit të bukur të Bradfield, Berkshire, në jug të Anglisë lindore, vetëm një orë me autobuz larg qendrës së Londrës. Shumica e ndërtesave në këtë fshat janë në pronësi të shkollës, zakonisht të marra me qera nga mësuesit ose nga studentët e shkollës. Shkolla ofron kushte shumë të mira sportive si dhe mjedise studimore siç janë: salla të mëdha sporti në ambiente të brendëshme dhe të jashtme, pishinë 25 m e brendshme me ujë të ngrohtë, teatër dhe studio kërcimi, amfiteatër, sallë kompjuterash dhe një mensë të rinovuar.

Kurset

Kursi përfshin 20 orë Anglisht në javë. Studentët përvetësojnë katër aftësi gjuhësore: lexim, shkrim, dëgjim dhe gjuhën e folur. Fëmijët e grupmoshave 8 - 10 ndjekin një program të dizenjuar posaçërisht për to. Mësim bashkëveprues, lojra argëtuese dhe aktivitete që fokusin dhe përqëndrimin e tyre e kanë në të vegjlit në mënyrë që ata të adaptohen lehtësisht dhe të mësohen me materialet e reja. Ky program zhvillohet paralelisht me atë të adoleshentëve. Temat e mësimit për grupmoshat 10 - 14 vjeç zgjidhen në mënyrë që ti përshtaten jetës, interesave dhe zhvillimit të tyre. Mësimet janë të ndara në dy kategori: Studimi i gjuhës dhe Gjuhë për Jetën. Çdo javë bëhen rishikime të mësimeve në formën e bisedave në klasë. Studentët mund të punojnë në projekte.
 
Akomodimi
 
Të gjithë shtëpitë e studentëve janë të vendosura në një distancë ecjeje nga kampusi qëndror. Dhomat janë teke ose
çift, ka tualete të përbashkëta në çdo kat për studentët. Gjithashtu ka WiFi dhe një sallë kompjuterash që mund të përdoret mbrëmjeve.
 
Ekskursione, sporte dhe kohë e lirë
 
Organizohen 2 ekskursione ditore në Londër me guidën "Politics and Royalty", vizitë në Muzeumin Kensington, Westminster dhe vizitë në Galerinë Kombëtare. Ekskursioni i tretë organizohet në University of Oxford College. Gjithashtu ka dhe një ekskursion gjysëm ditor në Reading. Studentët mund të luajnë futboll, basketboll, tenis, badminton, dodge boll, netboll, frisbi, kriket. Gjithashtu ata mund të notojnë në pishinën e mbyllur. Një herë në javë fëmijët Anglezë vizitojnë shkollën dhe bëhen pjesë e lojrave të organizuara së bashku me fëmijët e tjerë. Ofrohen aktivitete të ndryshme si: fotografi, bërje bizhuterish, kërcim, joga, teatër, vizatim, modë etj. Eventet e mbrëmjes përfshijnë disko, karaoke, show talentesh, gjueti thesaresh.








CMS v.1.9.1 © RixtelLab 2013-2017
Rixtel Lab