English | Albanian
Lajme
Visit our website: britanika.al
Përse duhet të zgjidhni Universitetin Coventry !

Universiteti Coventry është një vend fantastik për të studiuar. Ai renditet i 12-ti ndër Universitetet e Britanisë së Madhe dhe krenohet me cilësinë e lartë të mësimdhënies, kushteve të shkëlqyera, lidhjeve me industritë dhe fokusit të lartë në punësim. Gjithashtu u mundëson studentëve dhënien e një eksperience të shkëlqyer duke i ndihmuar ata që të bëhen të diplomuar global.
+lexo me teper...
Mundësia e fundit për aplikime në shkolla të mesme dhe kampe verore jashtë Shqipërisë!

Takim me përfaqësues të zyrës së Integralit. Të martën, më datë 18.07.2017, ju mirëpresim në zyrën tonë, nga ora 9:00 deri në orën 18:00. Ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin e programeve dhe ofertave, dhënies së konsulencës dhe mundësi për takime direkte dhe aplikime për vendet e fundit ende të lira!
+lexo me teper...
Ofertat e fundit nga The Language Gallery!!!

Nxitoni të përfitoni nga ofertat e fundit nga The Language Gallery deri në fund të shtatorit!

The Language Gallery ofron ulje çmimi për kurset e gjuhëve në Angli, Irlandë dhe Gjermani.

  • 40% zbritje për regjistrime në kurset e gjuhëve në Angli.
  • 30% zbritje për regjistrime në kurset e gjuhëve në Irlandë.
  • 20% zbritje për regjistrime në kurset e gjuhëve në Gjermani.
Kurset që ofrohen:
  • Anglishte e përgjithshme, Gjermanishte e përgjithëshme dhe Spanjisht
  • Përgatitje për provime (IELTS,TOEFL,TEST DAF, TRINITY GESE)
  • Kurse sipas kërkesës (Individuale ose në Grup)
  • Përgatitje për universitet
  • Kurse opsionale (Aftësim gjuhësor, Mendim kritik, Komunikim Biznesi, Aftësim në të shkruar, përgatitje për IELTS)
  • Kurset e mbrëmjes (Spanjisht, Gjermanisht, Anglisht biznesi)
  • Kurs Anglishtjeje Internshipe dhe Shkollë verore biznesi
+lexo me teper...
Njihuni me fituesen e Konkursit “Fitoni një kamp veror FALAS ne Angli”!

Të dashur miq!

“Njihuni me fituesen e Konkursit “Fitoni një kamp veror FALAS ne Angli”!


Ajo quhet Oriola Biba, nxënëse e vitit të dytë në Shkollën “Lezha Academic Center”.

Urime edhe njëherë Oriola dhe të urojmë të kalosh sa më bukur në kampin veror që ke fituar!

Një falenderim i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit e këtij konkursi!

Inkurajojmë të gjithë nxënësit që të marrin pjesë në konkurset që Integrali do të zhvillojë në të ardhmen.”


Suksese!


+lexo me teper...
Shpallet fituesi i konkursit "Fitoni një kamp veror FALAS në Angli"

Të dashur miq të Integral!
 

Më në fund erdhi momenti i shumëpritur i shpalljes së fituesit të konkursit “Fitoni një kamp veror FALAS në Angli”!
 

Së pari, stafi i Integral falenderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë konkurs dhe i uron sa më shumë suksese në jetë!
 

Ky ishte një vendim i vështirë, pasi të gjitha prezantimet ishin përgatitur mjaft mirë dhe meritonin të përzgjidheshin, por ne e kemi bërë tashmë zgjedhjen tonë, ndaj kemi vendosur:

Fitues i i vendit të parë shpallet prezantimi i Oriola Biba, e cila fiton të drejtën e një kampi veror 1 javor falas në Angli.
 

Fituesit e vendit të dytë dhe të tretë shpallen prezantimet e Fjona Manja dhe Klevis Karoshi të cilët përfitojnë 10% ulje çmimi nëse regjistrohen për kamp veror dy javor në Academic Summer Cambridge.
 

I ftojmë fituesit të paraqiten pranë zyrave të Integral per te tërhequr çmimet.


+lexo me teper...
Grupi i parë i nxënësve është kompletuar, ndaj ofrojmë një mundësi të dytë për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin kamp veror të paharrueshëm ne Angli

OFERTË NË GRUP! Academic Summer në Sidcot

Përjetoni eksperiencën më të bukur të jetës tuaj! Argëtohuni duke mësuar! 

Grupi udhëton me një shoqërues nga Shqipëria

Mosha: 7-12 vjeç dhе 13-18 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: 30 ose 40 orë/javë
Mbërritja/Nisja: e shtunë - e shtunë
Periudha: 5-19 Gusht
Niveli i studimit: 7-12 vjeç, A2
                           13-14 vjeç, B1
                           15-18 vjeç, B2

+lexo me teper...
Oferta në grup nga Bradfield College - edhe pak vende të mbetura!

Ofertë në grup nga Bradfield College!

Vendet e lira janë duke u ezauruar!

Nxitoni të regjistroheni për tu bërë pjesë e Ofertës në grup nga Bradfield College.

Ju mund të përfitoni nga çmimi tepër i favorshëm, dhe prezenca e një shoqëruesi grupi nga Shqipëria!
+lexo me teper...
Panairi i Edukimit Jashtë Shqipërisë 2017

Integral Educational Programs, organizoi në datat 3-4 Mars në Hotel Rogner, Tiranë dhe 6 Mars në Grand Hotel Palace, Korçë, Panairin e Edukimit Jashtë Shqipërisë 2017, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të më shumë se 50 institucioneve arsimore nga mbarë bota, të cilët ofruan mjaft mundësi studimi në universitetet, shkollat e mesme dhe kampet verore jashtë vendit.

Gjatë këtij panairi ju dha përgjigje të gjitha pyetjeve në lidhje me arsimimin, karrierën dhe të ardhmen e personave  të interesuar. Nxënësit që synonin të vazhdonin studimet jashtë Shqipërise morrën informacione të detajuara rreth programeve të reja që ofrohen, bursave si dhe patën mundësi të bisedonin me perfaqësues të institucioneve arsimore nga mbarë bota.
+lexo me teper...
Takohuni me përfaqësues të Jacobs University në Tiranë, më datë 2 Maj

Jeni të rinjë, ambicioz dhe po kërkoni për një inspirim? Keni përfunduar një shkollë të mesme, dëshironi të provoni jetën studentore dhe jeni të etur për të mësuar më tepër rreth botës dhe kulturave të saj? Atëherë, me siguri ju jeni të interesuar për Jacobs University.

Në universitetin Jacobs në Bremen, të rinjtë nga i gjithë globi bëhen qytetarë botëror me aftësi lidershipi.
 
+lexo me teper...
Open days për "Foundation Programmes" në Integral!

Dëshironi të studioni jashtë Shqipërisë? Por nuk dini nëse keni kualifikimet dhe njohuritë e duhura?

Atëhere mund të studioni në “Foundation Programme” (Vit përgatitor) përpara se të filloni studimet në universitetet jashtë vendit.
+lexo me teper...








CMS v.1.9.1 © RixtelLab 2013-2017
Rixtel Lab